Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në Tv Klan, ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe idealet e tij për Bashkim Kombëtar.
Kurit thotë se ende është në shërbim të përpjekjve për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por sipas tij, në kushtet aktuale dy vendet duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet marrëveshjeve.
Kryeministri tha se Shqipëria dhe Kosova kanë forcuar marrëdhëniet, duke përmendur disa nga marrëveshjet që janë nënshkruar mes dy vendeve.
“Besoj se thelbi është shumë i mirë, për shkakto mbledhjeve të fundit të qeverive tona kemi bërë 41 marrëveshje që është gati çereku që është i 171 marrëveshjeve qe ka bërë Shqipëria dhe Kosova. kemi patur mbledhjen e Kuvendeve. Jemi bërë duke bërë hapa gjigand për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Kosova tash bën çdoganimin në Durrës dhe Porto Romano deri tek skaneri i cili është zvogëluar prej 100% në 10%”, – tha Kurti.
I pyetur për Bashkimin Kombëtar, Kurti tha se ky është ideal i rilindasëve dhe se qeveria e tij është në shërbim që kjo të ndodhë.
“Ky ideal është ideal i rilindësve tanë. Nuk besoj se është një ideal që e përzgjedhim ne, besoj se është një intencë historike që na ka përzgjedhur ne. Ne jemi në shërbim të tij, padyshim. Duhet të forcohet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë që janë dy shtete, por jo dy kombe”, – tha kreu i Qeverisë.