Lajme

“Albin mos me konë ti s’isha la unë qetu hiç”, Bajqinovci me një video të një qytetari në Ujman godet opozitën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:15 / 16 July 2024

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka shpërndarë një video të një qytetari duke u freskuar në Liqenin e Ujmanit.

“Albin mos me kon ti, s’isha la unë qetu hiç”, dëgjohet të ketë thënë qytetari, e me këtë, Bajqinovci po godet opozitën.

“PDK-LDK-AAK-Nisma-AKR-Lista Serbe dikur ishin pajtuar që ta ndajnë (share) Liqenin e Ujmanit me Serbinë. Tash mundem vetëm t’ia  bëjnë ‘share’ videove të shumta të qytetarëve duke e shijuar Ujmanin”, shkroi Bajqinovci në platformën X.