NGA: FATON MEHMETI
Tanimë po mbushet një dekadë që nga fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Të nisura si bisedime teknike, avancuan në ato politike, çfarë smund të thuhet ndryshe duke ditur situatën mes palëve.
BE me të dërguarin e saj Josep Borell për dështimet e saj kërkon të gjej fajtorin tek më i dobëti, në këtë rast Kosova. Me fjalë të ashpra “sidomos për Kosovën”, z.Borrell tregoi se “Do t’i informojë shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që ky është sinjal shumë i keq politik (për Kosovën)”
Duket se Borell gjithnjë pret nga Kosova të lëshojë pe, me Serbinë të ledhatuar. Si mundet BE të kërkohë nga Kosova mos të zbatojë vendimet e saj sovrane derisa vet BE, përjashto 5 shtetet, e njohin Kosovën me kufijtë, kushtetutën e saj prej nga edhe rrjedhin vendimet e qeverisë. Kosova është të drejtën e saj të lëshojë gjoba për ata që s’i kanë regjistruar makinat e tyre me targa RKS.
Kurti tregoi hapur mungesën e fleksibilitetit nga Serbia, Vuçiqi si gjithnjë u mundua të paraqes Serbinë viktimë derisa Borrell anoi nga Serbia. Vetëm një moment kryediplomati evropian u shpreh i sinqertë me mini kritikën se “nuk kemi qenë në gjendje të zgjidhim çështjen kryesore, atë të marrëdhënieve të normalizuara”.