Lajme

Albini, po “vdes” nga meraku të bëhet një “Zelensky”, por Kosovës nuk i duhet të bëhet Ukrainë.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 12 August 2022


Boll me retorikë të luftës, jo se ajo nuk mund të ndodhë por sepse retorika boshe nuk zgjidhë asgjë.


Po qe i zoti, veç tjerash, bëje edhe një bazë ushtarake në veri të vendit, në bashkëpunim me NATO-n (KFOR-in), në funksion të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit.

Kjo, pas sulmeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës e sidomos pas kërcënimeve të Vuçiqit për vrasje të serbëve, gjë që mund ta bëjnë ashtu si’ç e kanë bërë shumë herë gjatë historisë, duke vrarë vetë serbë, përfshirë rastin “Panda” gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të përligjur luftëra, masakra, spastrim etnik e gjenocid kundër shqiptarëve.


Ajo që është urgjente dhe esenciale, është një marrëveshje finale me Serbinë me njohje reciproke, në fillim, në qendër e në mbarim të saj.


Tjerat janë përralla me shumë dëme dhe “luftëra” pa fund për “stikersa”.
#MT