Është bërë më shumë se një vit e gjysmë nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës. Është hera e dytë që Albini bëhet kryeministër i vendit dhe në përgjithësi i teti në rolin e kryeministrit.
Albin Kurti është kryeministri i parë që merr numrin më të madh të votave dhe mbështetjes qytetare.
Tani, një vit e gjysmë pas duhet thënë se Albin Kurti e ka përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme rolin e tij si kryeministër, ai ka ndikuar që të përmirësohet imazhi i kryeministrit të vendit, i dëmtuar shumë nga paraardhësit e tij.
Albini ka bërë të mundur që të rinjtë të besojnë te ëndrrat e tyre, te aftësitë e tyre. Gjithashtu, afërsia e tij me qytetarët ka ndikuar në mënyrë të madhe që kryeministri i vendit të shihet si mbrojtës i të drejtave të njeriut e mbi të gjitha i ruajtës i integritetit dhe sovranitetit të vendit, fatkeqësisht edhe vendi ishte i rrezikuar për shkak të një ish presidenti që për hallet e tij ishte në gjendje edhe ta copëtonte.
Pas Rugovës, Albini është politikani i vendit që ka mbështetjen më të madhe, edhe aq sa i jep asaj fuqi, ashtu ia shton edhe përgjegjësitë.
Duke parë rolin e Albinit edhe në ngritjen e standardit të kryeministrit si institucion, pas Albinit nuk mund më të vijë një kryeministër si ish kryeministrat e mëhershëm, kjo nuk është gjë e pakët, në këtë kuptim kjo gjë vetëm sa avancon vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Ecja e tij në rrugën e Rugovës i ka dhënë asaj atributet e një Kryeministri që nderohet nga bota dhe vlerësohet nga qytetarët e Kosovës. Nëse arrin që edhe kohët e mbetura në postin e kryeministrit t’i kryej si këtë të parin, e them me bindje se Albini do të fitojë edhe një mandat tjetër.