Lajme

“Albini ta ka kthy dinjitetin – cilin dinjitet kur na e ktheu policinë mbrapa?”, Përplasen Zana Avdiu dhe Tomë Gashi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:49 / 27 September 2024

Analistja Zana Avdiu dhe avokati Tomë Gashi debatuan ashpër sonte në Pressing për “sovranitetin në veri”.

Pjesë nga debati i tyre:

Avdiu: Nuk arsyetohet dështimi në arenën ndërkombëtare duke thënë ata janë konë të korruptuar. Ata kanë shku, është Albini, po flasim për Albinin dhe dështimet e tij, mos i shti në kombinim të tjerët.

Gashi: Albini ta ka kthy dinjitetin.

Avdiu: Cilin dinjitet që dolën karabinierët në urë dhe s’guxuan me vazhdu tutje?

Gashi: Karabinierët kanë qenë prej vitit 1999…

Avdiu: I thanë policit të Njësisë Speciale kthehu prapa, a është dinjitet ky?

Gashi: Zanë qysh je kështu, a je mirë. Çka po folë trillime, karabinierët prej vitit 1999…, a u kthy sovraniteti në veri pa ardhe Albin Kurti.

Avdiu: A ka sovranitet tash?