Lajme

“ALBINIZMI” – Shprehja e re e Valon Syles: Ky shkon na kemi me vujt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:19 / 12 March 2025

Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, se “Albinizmi”, ka “prekur edhe liderët e rinj”.

Ky term i ri i përdorur nga Syla ka një definicion të cilin e shpjegon të studio, sipas tij refuizimi i gjithçkaje dhe tendenca për të vendosur vetë – pra mungesë kompromisi, është “Albinizëm”, përkufizon Syla.

Sipas tij, Doarsa Kica-Xhelili që “vjen nga fryma e VV-së”, e ka bartur atë frymë edhe në LDK.

Ai thotë se një ditë “Albin Kurti shkon”, por problemet do të vazhdojnë me “Albinizmin”.

“Albinizmi këtu i ka rrok këta, VV, LDK. Dmth çka është Albinizmi, Albini shkon na kemi me vuajt prej Albinizmit. Çka dmth, Albinit psh nuk i pëlqejnë emisarët, kërkush nuk i bjen tamon, as PSD-në që e kanë përzë, këto partitë partnere. E përbinë gjithçkafin dhe është kundër gjithçkafit, ky është Albinizmi. Albinizmi është Vetëvendosja me vendosë vet, tash Doarsa që ka ardhur nga ajo frymë, tash fryma e Albinizmit dek që i ka smu këta liderët e rinj”, ka thënë Syla.