Lajme

Aleksandër Vuçiqi kopje e kriminelit Sllobodan Millosheviç

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:41 / 21 August 2022

NGA: REXHEP TORTE

Mos bëni hile dhe tradhti ndaj Kosovës paqedashëse pro SHBA, pro BE dhe pro NATO. BE-ja duhet të merret seriozisht me dialogun Kosovë-Serbi, duke i zëvendësuar urgjentisht pro serbët Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, të cilët po e favorizojnë Serbinë gjenocidale karshi Kosovës viktimë.Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak duhet të zëvendësohen me dy persona tjerë të ndershëm dhe korrekt, ndryshe BE-ja të heqë dorë nga ky dialog, dhe këtë dialog ta kryesojë SHBA-ja.

Të nderuara shtete dhe të nderuar ambasadorë të QUINT-it, nuk keni të drejtë morale njerëzore e demokratike, të luani me fatin e Kosovës, të luani me të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës.

Nuk keni të drejtë morale njerëzore e demokratike, të shkelni mbi nderin e dinjitetin e 15 mijë shqiptarëve autoktonë të vrarë e të masakruar në Kosovë në agresionin gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, në mesin e tyre të vrarë e të masakruar edhe të 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe të fëmijëve duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Nuk keni të drejtë morale njerëzore e demokratike, të shkelni mbi nderin dhe dinjitetin e 20 mijë femrave autoktone shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale.

Nuk keni të drejtë morale njerëzore e demokratike, të shkelni mbi nderin e dinjitetin e 1643 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive që Serbia kriminale i rrëmbeu me force në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Nuk keni të drejtë morale njerëzore e demokratike, të shkelni mbi nderin dhe dinjitetin e mijëra e mijëra shqiptarëve autoktonë, të cilët Serbia kriminale i vrau e i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë, duke mos e treguar sot e kësaj dite vendndodhjen e këtyre varrezave masive.

Po ua rikujtoj se Ivica Daçiq, në vitin 2020, në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë kriminale, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e Kosovës.

Të nderuara shtete dhe të nderuar ambasadorë të QUINT-it, po ua rikujtoj se, krimineli Aleksandër Vuçiqi- si ministër për Informacion dhe bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, që në fundshekullin e 20- të kreu kreu agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, dhe sot Aleksandër Vuçiq-President i Serbisë kriminale është kopje dhe ka qëndrim kryekëput si krimineli Sllobodan Millosheviq.

Aleksandër Vuçiq demagog dhe mashtrues botëror

Aleksandër Vuçiq kriminelit, edhe në takimin Kosovë-Serbi më 18 gushti 2022 në Bruksel i ranë maskat dhe brekët, dhe u dëshmua edhe njëherë se është demagogu dhe mashtruesi më i madh në botë.

Këtë e dëshmoi sjellja tragjkomike e Aleksandër Vuçiqit dhe e Joseph Borrelit në Bruksel, gjatë takimit Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi më datë 18 gusht 2022.

Këtë e dëshmuan gjestet fëmijërore, kur Joseph Boreli ia shtrin dorën për ta përshëndetur Aleksandër Vuçiqin në tryezën e bisedimeve, dhe refuzimi i Aleksandër Vuçiqit për tu përshëndetet me të.

Pyetja e Joseph Borrelit drejtuar para kamerave Aleksandër Vuçiqit se, si kaluat gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Spanjës ditë më parë në Beograd.

Pyetjet provokative të Joseph Borrelit drejtuar Albin Kurtit gjatë konferencës me gazetarët, lidhur me takimin një ditë më parë Kurti-Stoltenberg.

Caktimi i Aleksandër Vuçiqit nga Brukseli që të takohet me serbët e Kosovës të dielën më 21 gusht 2022 në Beograd në Pallatin “Serbia” në ora 11.

Deklarata mashtruese e radhës e Aleksandër Vuçiqit se po mundohet ta sigurojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Vendosja e grafiteve, pankartave dhe afisheve nga serbët në veri të Kosovës mbrëmjen e 17 gushtit 2022, ku shkruhej, “S’ka dorëzim!”, “Mos u shqetësoni, në jemi këtu” me emërtimin “Brigada e veriut”, që nënkupton njësitin e armatosur ilegal kërcënues serb në veri të Kosovës.

Deklaratat e vazhdueshme të kriminelit Aleksandër Vuçiq ditëve para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel se, gjoja “Kosova po e përgatitë likuidimin e popullit serb në veri të Kosovës”.

Refuzimi i zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe të dokumenteve të udhëtimit që Kosova më 31 gusht 2022, e vendosi si masë reciprociteti ndaj Serbisë, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel në vitin 2011.

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës nga bandat kriminale serbe të dirigjuara nga Beogradi, ditën që Kosova e vendosi këtë reciprocitet, si edhe sa herë që policia e Kosovës ndërmerr aksione ligjore për luftimin e krimit dhe kontrabandës në Veri të Kosovës bandat kriminale serbe I bllokojnë rrugët.

Sulmet me armë zjarri të grupeve të organizuara kriminale serbe ndaj policisë së Kosovës në veri të Kosovës..

Të gjitha deklaratat e kriminelit Aleksandër Vuçiq se gjoja shqiptarët në Kosovë po e rrezikojnë pakicën serbe që jeton në Kosovë, janë vetëm gënjeshtra të kulluara, sepse nuk mund të gjeni asnjë rast që shqiptarët e Kosovës t’i kenë sulmuar apo kërcënuar serbët që jetojnë në Kosovë.

Serbët në Kosovë po i manipulon dhe po i terrorizon vetë Serbia

Të nderuara shtete dhe të nderuar ambasadorë të QUINT-it, Ju jeni të pranishëm në Kosovë, qoftë si ambasadorë, qoftë si UNMIK, KFOR, apo edhe nëpërmjet përfaqësive tjera ndërkombëtare në Kosovë, dhe jeni dëshmitarë se serbët në Kosovë në asnjë mënyrë nuk rrezikohen nga shqiptarët, dhe se krimineli Aleksandër Vuçiq po u mashtron Juve dhe tërë botën me gënjeshtra.

Kushtetuta demokratike e Kosovës pakicës serbë në Kosovë i ka garantuar të drejta më shumë se sa kanë pakicat tjetra nëpër botë.

Të rikujtojmë se pakica serbë në Kosovë nuk e ka paguar energjinë elektrike të shfrytëzuar dhe shërbimet komunale në 22 vitet e kaluara, gjë që nuk e gjen në asnjë vend tjetër të botës, dhe këto miliona euro i kanë paguar qeveritë e Kosovës nëpërmjet taksapagusve të Kosovës.

Pakica serbë kërcënohet, frikësohet dhe është vënë nën diktatin e Beogradit për të shkaktuar dhe provokuar tensione në veri të Kosovës, vetëm e vetëm për ta cenuar sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Pakica serbe në Kosovë po manipulohet, dhe terrorizohet shfrytëzohet nga Serbia kriminale dhe nga krimineli Aleksandër Vuçiq, ngjashëm dhe pikë për pikë siç vepronte krimineli Sllobodan Millosheviq.

Krimineli Aleksandër Vuçiq me tu kthyer nga takimi i Brukselit, deklaroi se, “Ka qenë ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin tonë, shpresoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi, ndaj unë do të vazhdoj të të luftoj për paqe dhe stabilitet”.

Çfarë kompromisi kërkon krimineli Aleksandër Vuçiq pas atij gjenocidi të tmerrshëm që Serbia kriminale e kreu në Kosovë për të cilin deri sot Serbia kriminale nuk është sanksionuar me asgjë. Sot Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe e ka të drejtën e saj t’i zbatojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në të mirë të tërë qytetarëve të Kosovës.

Krimineli Alekandër Vuçiq deklaron se lufton për paqe e stabilitet, ndërsa nga ana tjetër Serbia kriminale armatoset dhe kërcënon me luftë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq nga Brukseli për shou politik caktoi për me datën 21 gusht takim me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë në Kosovë që u mbajt në pallatin “Serbia” në Beograd, në të cilin u pa edhe kapokrimineli Millan Radojçiq, i shpallur në listën e zezë nga SHBA-të, dhe ndaj të cilit organet e drejtësisë kanë lëshuar fletëarrest. Serbia kriminele është bërë parajsë ku po strehohen kriminelët serbë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq në takimin me gazetarët i përsëriti kukuvajkat gënjeshtare se, gjoja ndaj serbëve të Kosovës është duke u kryer terror që nga viti 1999 kur u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës, dhe se gjoja janë larguar nga Kosova 200 mijë serbë e shumë prej tyre na qenkan vrarë”.

Krimineli Aleksandër Vuçiq me këso rrenash po mundohet t’i mashtrojë SHBA-të, BE-në dhe botën, për t’i mbuluar vrasjet dhe masakrat që Serbia kriminale i kreu në Kosovë në agresionin gjenocidal të viteve 1998/99.

Aspak nuk është e vërtetë se nga Kosova janë larguar 200 mijë serbë. E vërtetë është se Serbia kriminale në veri të Kosovës në trojet shqiptare po ndërton koloni serbe, ku në banesa të reja e të mobiluara po vendosen serbë të cilët asnjëherë nuk kanë banuar në Kosovë.

E vërteta është se nga veriu i Kosovës janë shpërngulur me dhunë 14 mijë shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në pronat e veta.

Krimineli Sllobodan Millosheviq asokohe i organizonte serbët e Kosovës që t’i thyejnë qëllimisht varret e serbëve në Kosovë dhe të shkojnë të protestojnë në Beograd, se gjoja varret serbe i kanë thyer shqiptarët.

Krimineli Sllobodan Millosheviq asokohe e detyroi pederastin Gjorgje Martinoviq që ta futën shishen e birrës në anusin e tij, dhe për këtë akt amoral të Gjorgje Martinoviqit i fajësonte shqiptarët, duke i mbushur trenat dhe autobusët me serbë nga Kosova, duke ua paguar edhe rrugën që të shkojnë të protestojnë në Beograd kundër shqiptarëve të Kosovës.

Kjo kulmoi me agresionin gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë, të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëruar me artileri, autoblinda dhe helikopterë, për të bërë spastrim etnik dhe për t’i kryer tërë ato krime makabre ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë.

Të gjitha këto flasin qartë se Serbia kriminale nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të gjitha këto tregojnë se, BE-ja po sillet me qëndrime destruktive ndaj Kosovës, dhe se nuk po i ndal hilet dhe tradhtitë ndaj Kosovës tashmë 10 vite në dialogun Kosovë-Serbi.

BE-ja asnjëherë nuk ia ka tërhequr vërejtjen ose nuk e ka kritikuar Serbinë kriminale për kërcënimet apo për tensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Këto argumente tregojnë se, BE-ja me këto qëndrime hileqare e tradhtare ndaj Kosovës, me pro serbët Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, nuk mund të arrihet kurrën e kurrës marrëveshje finale për njohje të ndërsjellë mes Kosovë dhe Serbisë, se këta dy emisarë duhet domosdo urgjentisht të zëvendësohen me dy emisarë të tjerë të ndershëm e korrektë, ose ndryshe BE-ja të heqë dorë nga ky dialog, dhe këtë dialog ta kalojë që ta kryejnë SHBA-të.