Kryetari i deleguar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj, në një konferencë për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se pavarësisht se kanë denoncuar të gjitha problematikat që shoqëruan sot procesin zgjedhor.
Ai tha se pati përpjekje për intimidim, manipulim, si dhe praktika të shitblerjes së votës apo cënim të këtij procesi.
Alibeaj tha se në këto zgjedhje u dëshmua se janë alternativa e vetme përballë asaj që ai e quajti si politikë e vjetër.
“I kujtojmë të gjithë atyre që mendojnë apo do të provojnë të prekin votën e shqiptarëve, se çdo përpjekje për tjetërsim të votës është vepër e rëndë penale dhe si e tillë dënohet nga ligji zgjedhor dhe kodi penal. Partia Demokratike është e bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe shqiptarët do të ndahen përfundimisht me politikën e vjetër duke i dhënë fyrmëmarrje Shqipërisë në rrugën drejt BE”, tha ai.
Partia Demokratike e Shqipërisë ishte e ndarë në këto zgjedhje. Ata të Alibeajt kishin 14 kandidatë për kryetarë në të gjithë vendin.
Ndërsa pjesa tjetër e demokratëve, të bashkuar rreth Sali Berishës, garuan me siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”.