NGA REXHEP TORTE
Deputetja angleze Alicia Kearns,me ndjenjën dhe edukatën e saj demokratike internacionaliste, me argumente është duke e kundërshtuar qasjen e padrejtë të BE-së dhe të SHBA-ve ndaj të drejtës së Kosovës.
Kjo deputete angleze me deklaratat e saj të guximshme e të fuqishmë, është vënë në mbrojtje të së drejtës dhe të së vëtetës së Kosovës,karshi synimeve të Serbisë gjenocidale hegjemoniste ndaj Kosovës demokratike tashmë shtet i pavarur e sovran.
Alicia Kearns,këtyre ditëve e tronditi diplomacinë e SHBA-ve dhe të BE-së,me deklaratën e saj, bazuar në argumentet e KFOR-it anglez, se ”Serbia ilegalisht po i armatosën serbët në Veri të Kosovës nëpëmjet autoambulancave,të cilat këto armë i transportojnë nëpër Kishat Orthodokse Serbe në Veri të Kosovës.
Kjo deklaratë i tmerroi së tepërmi edhe Serbinë gjenocidale hegjemoniste edhe Kishwn Orthodokse Serbe ,e cila po kryen mision luftënxitës,në vend të misionit të saj paqesor misis njerëzve.
Të rikujtojmë se Kisha Orthodokse Serbe në të katër luftërat gjenocidale që ish krimineli Sllobodan Millosheviq i kreu në ish Jugosllavi në fund të shekullit 20-të, ishte përkrah kriminelit Sllobodan Millosheviq dhe nuk e tha asnjë fjalë kundër gjrenocidit që Serbia e kreu në Kroaci,Bosnjë e Hercegovinë, në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.
Krimineli Aleksandër Vuçiq Presidenti Serbisë dhe bashkëpunëtori i ngushtë i ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, edhe sot në shekullin e 21 takohet rregullisht me Patriarkun Porfirije të Kishës Orthodokse Serbie për t’i harmonizuar bashkarisht aksionet antishqiptare e në Kosovë.
O Memli Krasniqi,O Lumir Abdixhiku,O Ramush Haradinaj,korrigjohuni e hiqni do të nga këto marrëzi që ua ka futur djalli në kokë, sepse siç thotë populli, tradhtarët e kombit nuk kanë brinjë pë t’i dalluar, por dallohen nëpëmjet këtyre egove të sëmura që u kanë kapluar fund e krye.
Kësaj i thonë shqip, Stambolli digjer e k**** krehen. Turp, turp, turp!