Agim Aliçkaj, veprimtar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar temën e presidentit të ri.
Në fakt, ai ka ofruar përkrahje të hapur për Vjosa Osmanin, presidente e tanishme e Kosovës.
Aliçkaj ka vlerësuar se është në interesin e Kosovës që Osmani të rizgjidhet presidente.
“Përgatitja arsimore, anglishtja e rrjedhshme, shprehjet e qarta, përvoja politike, përkushtimi, vendosmëria, guximi, aftësia për të depërtuar në qarqet ndërkombëtare, krijimi i lidhjeve të reja, forcimi i marrëdhënieve strategjike me SHBA-në dhe vendet partnere, respekti nga figurat udhëheqëse ndërkombëtare, qasja demokratike institucionale dhe mbështetja e gjerë popullore e bëjnë znj. Vjosa Osmani një kandidate të pakontestueshme” – ka shkruar ai, ndër të tjera.