“Jep dorëhqjen sepse PD është drejt rrënimit final”- me këte kërkesë dhe paralajmërim njëkohësisht deputeti demokrat Tomor Alizoti i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës gjatë mbledhje së grupi kuvendit të PD, duke shtuar se 6 Marsi tregoi se Lulzim Basha është në minorancë.
Në një qëndrim te shprehur qartë, Alizoti ka folur për nevojë e bashkimit te demokratëve që sips tij nis me dorëheqjen e Bashës dhe hapjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në parti.
Bashkimi ndodh duke njohur problemin, ju bëni një gabim kur e ngatërro i realitetin me dëshirën. 6 Marsi tregoi që shumicë është pala tjetër. Duhet që ju të tërhiqeni dhe të ketë negociata dhe zgjedhje në një moment të arsyeshëm. është e papranueshme ajo që po ndodh në këto momente”.
“Nëse do të izolohesh shko në Rusi tek Putini”– mësohet t’i ketë thënë Alizoti Bashës.
Sipas deputetit demokrat “është e paparnueshme bunkerizimi i PD. Duhet të hiqen menjëherë dyert e hekurta. E ke bëre PD si Spaçi. Në demokraci është vota qe vendos“- ka vijuar më tej Alizoti.
Ndërsa duke iu drejtuar grupit kuvendor, Alizoti është shprehur se “Procesi i 6 marsit tregoi që Basha është në minorancë. Demokracia është votë dhe në perëndimi na mëson se liderër në demokraci dorëhiqen. Edhe ne që sjemi kryetar nuk na ka gjetur gjë”.
Në fund dëputeti Alizoti ka denoncuar dhe situatën e tensionur që është krijuar gjate mbledhjes ndërsa Lulzim Basha kishte lejuar brenda në takim edhe shoqëruesit e tij dhe mbeshtetës që nuk kishin lidhje me atë qe zhvillohej në seli. “Mbledhja e grupit është institucionale, nuk duhet të ketë njerëz jashtë grupit në mbledhje që intimidojnë deputetët“- ka kujtuar Alizoti.
Në fund deputeti demokrat e ka mbyllur fjalën e tij me një këshillë për Lulzim Bashën: “Mos ia bëj këtë vetes tënde, mos vazhdo të dëmtosh më veten. Tërhiqu!”.