Lajme

Allbin Kurti dhe Qeveria e tij veprojnë në të mirë të tërë banorëve të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:44 / 7 September 2024

NGA: REXHEP TORTE

Me shtrirjen e sovranitetitnë Veri të Kosovës mbi bazën e zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve demokratike të Kosovës,tashmë pas 25 viteve nga çlirimii Kosovës Albin Kurti dhe Qeveria e tij e ndërprenë Kontranbandën e organizuar që lulzonte në Veri të Kosovës. I larguan grupet e armatosura ilegale terroriste serbe, i konfiskuan pasuritë e terroristit Milan Radojçiq në Veri të Kosovës, i mbyllën 9 postat ilegale serbe në Veri të Kosovës që vepronin pa liçencë, i mbyllën pesë insitucionet komunale paralele ilegale serbe në Veri të Kosovës që vepronin me direktiva nga Beogradi dhe që në zyrat e tyre mbanin fotografitë e kriminelit rus Vladimir Putin. Albin Kurti dhe Qeveria e tij tani janë në përgatitje e sipër të hapjes të Urës së Ibrit për qarkullimin edhe të automjeteve që është në të mirë të të gjithë banorëve.

SHBA, BE dhe NATO këto veprime të Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij në Veri të Kosovës që janë në të mire të banorëve pa dallim etnie i quajnë të pakoordinuara me aleatët dhe të rrezikshmme, gjithnjë me qëllimin dhe shpresën iluzore për ta shkëputur Sebinë nga Rusia.

Por Maria Zaharova-zëdhënëse e Qevrisë së Rusisë më 5 shator 2024 deklaroi se Rusia thirrjen e Emmanuel Macronit-presidentiut të Francës për Serbinë për t’u bashkuar kundër Rusisë e quajti “çmenduri absute”, duke shtuar se “Ne kemi dëgjuar shumë deklarata iracionale nga liderët perëndimorë, por ky është shembul i qartë i “çmendurisë absolute”, tha Zaharova.