Lajme

Amber largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:03 / 15 January 2025

Një moment tensioni u krijua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania kur Amber, një prej konkurrenteve më të diskutueshme, e braktisi shtëpinë.

E gjitha nisi pas një debati të ashpër me reperin Gjesti, i cili i ka thënë një koment që Amber e cilësoi si fyes dhe të papranueshëm.

“E kam menduar sot dhe, nëse Gjesti është shembulli se si duhet të bëjmë këtë lojë, atëherë unë po e lë”, deklaroi Amber me vendosmëri. “Sepse Gjesti më ka thënë: ‘Ti nuk je për këtë lojë, do të të çojë në striptiz’”. Këto fjalë ndezën një reagim të fortë nga Amber, e cila shfaqi zhgënjimin e saj dhe u shpreh se nuk mund të vazhdonte në një ambient të tillë.