Lajme

Amber për raportin e Eglit me Gjestin: Asaj i duhet ai për të qëndruar sa më gjatë në shtëpi, Xumi i duket si hallexhi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:50 / 20 January 2025

Raporti i Eglit dhe Gjestit ishte një ndër situatat më të komentuara të mbrëmjes së djeshme në “Big”. Lidhur me marrëdhënien e tyre foli dhe Amber prej studios, si një ish-banore, pasi u largua me dëshirë në spektaklin e rradhës së kaluar.

Amber thotë se nuk i beson ndjenjës së Egli për Gjestin, por thotë se e ka kuptuar kush është dhe e di që me këtë histori “jeton gjatë në shtëpi”.

“Egli është e lexuar dhe do një mashkull të lexuar… Egli e di pak a shumë kush është Gjesti dhe do të jetojë gjatë në atë shtëpi. Nuk e donte Xumin, sepse i dukej si hallexhi”, tha ajo, duke shkaktuar të qeshura në studio.