1:00 / 19 March 2023
Edhe analisti Astrit Gashi e ka komentuar arritjen e marrëveshjes për Aneksin e Zbatimit sot në Ohër.
“Zhgënjim. Dështim. Turpërim!” – ka shkruar z. Gashi në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se ajo çka ka ndodhur është thjesht ndërrimi i emrit të Asociacionit nga “Zajednicë” në (sic) “vetadministrim”.
Gashi edhe në paraqitjen e tij televizive shprehu zhgënjimin e tij duke thënë edhe se do të dilte në protesta kundër Asociacionit.