Lajme

“Analista – gishtin n’kry, se kot e hallakatni mendjen!”, “Kurti qetësisht – një mandat, dy mandate dhe pas 8 vitesh tek …”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:48 / 9 November 2024

Analisti politik Gëzim Mekuli, ka reaguar pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

Teksa ka thënë se Trump “e din fort mirë se ku është Amerika”, Mekuli ka kërkuar edhe nga analistët në Kosovë që të merren me punët e Kosovës, gjegjësisht zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai parashikon që në këto zgjedhje do të ngadhënjejë kryeministri Albin Kurti, si shpresë për shqiptarët, përcjell Bota sot.

“Urime Trump! Urime amerikanë!

Amerika është Amerikë – i di fort mirë punët e veta dhe as s’e prish terezinë për analistat e Tiranës apo të Prishtinës; bile as shqiptarëve s’u duhen këta “shitësa të djathit.”

Shqiptarët duhet t’i kthehen vetvetes, të shohin hallet e tyre. Mos e prisni që amerikani nga Dallasi a Texasi t’ua pastrojë rrugët, malet, fushat e lumenjtë, se bërllogu këtu vjen deri në fyt! E di Trumpi fort mirë ku është Amerika – ndoshta na duhet ta mësojmë edhe ne ku është Shqiptaria.

Analista, a more shitësa të djathit! Gishtin n’kry, se kot e hallakatni mendjen! Na lini Amerikën në Amerikë, po kthehuni te zgjedhjet e 9 shkurtit, te zgjedhja ngadhnjyese e Kryeministrit Kurti. Qetësisht – një mandat, dy mandate, dhe pas 8 vitesh tek e tek vjen mandati i tretë! Kjo është ajo shpresë që shqiptarët presin!

Kujdes, kujdes, se fëmijët e tuaj as nuk ju dëgjojnë më, dhe për popullin mos të flasim. Për 9 shkurtin kemi shpresën tonë, e për amerikanët le të gëzojnë se ata e dinë fort mirë punën e tyre.

Gëzuar amerikanë, urime Trump! Albin Kurti ju pret me kënaqësi në kancelari, se për 12 vite aty e ke– këmbëkryq!”, ka shkruar Mekuli në një postim në Facebook.