Lajme

Analisti evropian: Koha që Serbia dhe vendet tjera ta njohin Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:20 / 22 July 2023

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë një gjë tillë.

Bielamowicz, në një postim në Twitter, ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

“Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Është koha që Serbia dhe vendet e tjera që nuk e kanë bërë ende këtë, ta njohin këtë realitet të pakthyeshëm”, ka shkruar ai bë “Twitter’.