Lajme

Analisti i ashpër me opozitën: Hapu o tokë e përbijë të tërë opozitarët e mjerë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:11 / 27 August 2022

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike shqiptar në Amerikë Binak Maxharraj, ka reaguar pas lajmit se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime në të dyja vendet.

Ai ka kritikuar ashpër opozitarët e Kosovës, duke thënë se ata nuk i “vyen asgjë as shtetit e as dreqit”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po ia bën “jetën ferr” presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

Reagimi i Maxharrajt në Facebook:

Opozita heshtje varri?!

U arrit marrëveshja për targat dhe dokumentet. Albini e mundi Vuçiqin, tani qytetarët e Kosovës për herë të parë hyjnë në Serbi me letërnjoftim ku shkruan shkruan “Republika e Kosovës”.

Hapu o tokë e përbije të tërën këtë opozitë të mjerë se nuk i vyen gjë as shtetit e as dreqit!

O more qyqarët e dreqit, ku jeni në cilën birë t’minit jeni strukë, as zëri s’po ju ndihet, na patet lodhë o Albini, o Albinin nuk lat gjë pa i thënë, veç nënën që s’ja keni sha.