Lajme

Andi Bejtja: Me qëndrimet e tij, Kurti po i prish planet e Ramës dhe Vuçiqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 16 June 2023

Gazetari Andi Bejtja ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i reziston të gjitha situatave agresive të adresuara nga Serbia, të cilat ai i cilëson si një plan nga Vuçiç e Rama për tu bërë ‘zot’ i Ballkanit, teksa thekson se me rëzistencën e tij ky plan i tyre po prishet.

Sipas Bejtes, Rama nuk e ka aspak të vështirë të shesë Kosovën, kur Shqipërinë e tij e ka shkatërruar.

“Një njeri që do të ndihmojë vëllanë e vet, që e ka edhe për detyrë që është dhe në interesë të kushtetutës, nuk është kjo mënyra për të vepruar, për të dalë në konferenca të befasishme shtypi , të japësh disa pika që nuk i thotë se as kush janë. Kjo është thjeshtë për të bërë shoë dhe për të futur hundët për të vazhduar rrugët të bëhet beu i Ballkanit.

Është e qartë që Albin Kurti po i prish punë të dyve. Ajo çka dimë është kjo që është një lider i cili po i reziston këtij ndryshimi  që ka ndodhur me Serbinë  dhe një lider tjetër i cili i shkon për shtat këtij ndryshimi me sy mbylluar, për tu bërë siç ka bërë e herë të tjera . Rama mori armët kimike për tu bërë lider i plotfuqishëm këtu. U bë lider i plotfuqishëm për të mos kërtuar hesap për asgjë, shkatërrojë demokracinë, e jo më të mos p[unoka kundër Kosovës për tu bërë beu i Ballkanit. Albin Kurti po reziston.”