Lajme

Anëtarësimi në Bordin e Paqes, Harry Bajraktari: Nëntë njohje de-facto për Kosovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:56 / 25 January 2026

Harry Bajraktari, veprimtar i shquar nga ShBA-ja, ka shkruar për nënshkrimin e presidentes Vjosa Osmani për anëtarësimin në Bordin e Paqes, një nismë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Bajraktari ka shkruar se përmes këtij anëtarësimi janë arritur nëntë njohje de-facto për Kosovën

“Shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës—Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Indonezia, Kazakistani, Paraguaji, Uzbekistani, Mongolia dhe Maroku—tani ulen si TË BARABARTA me Republikën e Kosovës në Bordin prestigjioz të Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump” – ka shkruar Bajraktari.