Lajme

Anëtari i “Guxo” ‘shpërthen’ keq ndaj Lirim Mehmetajt: Tipave si ty duhet t’iu bëhet ADN-ja, me…!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:41 / 22 October 2024

Gazetari Lirimi Mehmetaj ka bërë një deklaratë të rëndë në një emision televiziv, ku tha se “kush e mbron Albin Kurtin, është me Serbinë”.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër anëtari i Kryesisë së partisë “Guxo”, Luan Gacaferi.

Ai në një postim në Facebook, u shpreh se askush nuk e mbron më shumë Kurtin, se vetë gazetari Mehmetaj.

Madje, Gacaferi e quajti edhe legen Mehmetajn, duke e paralajmëruar se nga 50 përqind, do e dërgojë Kurtin në 80 përqind, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lirim Mehmetaj: “Kush e mbron Albin Kurtin, është me Serbinë”

Unë nuk njoh kë mbi këtë tokë qe e mbron më shumë se ti, Albinin!

Dhe siç do thoshte Fadil Geci në gjykatën e Hagës: Tipave si ty duhet vërtetë duhet t’iu bëhet ADN-ja për me kqyr a janë shqiptarë!

Të tjerët legena si ti, e quan Albinin nga 26% në mbi 50%, kurse ti o legen, nga 50% do e dërgosh Albinin në 80%!