Në spektalin e së premtes pati zhvillime interesante në Big Brother Vip Kosova.
Debat i ‘nxehtë’ u zhvillua përsëri në mes Xhulit dhe Stresit, pasi shihet haptazi se nuk e durojnë njëri-tjetrin.
Në një moment, ashpër ka reaguar opinionistja, Anita Haradinaj.
Duke bërtitur ajo dëgjohet teksa i thotë Stresit se janë në pyetje 200 mijë euro dhe nuk duhet të rrinë kot, shkruan Insajderi.
“Her ki me u vesh si burrë her si gru se kështu ëshë loja. Pastaj 200 mijë euro ju duhet me na dhënë superspektakël. Asnjë doktor, asnje ariktekt, asnjë ekonomist, asnjë çkado qoftë nuk i fiton për tre muaj 200 mijë euro, e ju po doni me i fitu tu nejt kot?”.
Sa i përket lidhjes Atdheu-Xhuli, Anita ka kërkuar nga Stresi të mos e bëj moralistin dhe ta luaj rolin e babës, pasi ata i kanë mbi 18 vjet.
“Secili e luan lojën në vete, ti e ke zgjedh mbi parimet e burrnisë, ata e zgjedhin mbi parimet e shtratit..”.
Për më shumë shiko videon:
Lajme
Anita Haradinaj-banorëve: Nuk fitohen 200 mijë euro tu nejt kot…
2:43 / 29 January 2023