9:47 / 14 March 2025
Anita Haradinaj shpesh e shpreh dashurinë për bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj, në mënyra publike dhe të ndjera.
“Partner në jetë, në punë, në familje, në menaxhim, në dashuri”.
Në një intervistë, Anita theksoi se diferenca në moshë prej 12 vitesh mes tyre nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tyre, duke vlerësuar cilësitë e Ramushit si sinqeritetin, mirësjelljen dhe përkushtimin ndaj familjes, shkruan “Kosovarja”.
Ajo e përshkroi atë si “shoku më i mirë në jetën time”, duke nënvizuar rëndësinë e besimit, respektit të ndërsjellë dhe dashurisë së madhe në marrëdhënien e tyre.