9:29 / 2 February 2024
Në natën e finales në BBVK, nuk kanë munguar momentet që kanë shkaktuar të qeshura në studio.
Ishte moderatorja Anita Haradinaj, ajo e cila nxiti një ‘polemikë’ të vockël me ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, Bleron, shkruan lajmi.net.
“Bleros i ka skaduar afati”, ishte deklarata e Anitës. E i menjëhershëm ishte reagimi i Bleros.
“Ty ndoshta po, mu jo”, tha Blero.
Mos të harrojmë, Blero së fundmi është ndarë nga e dashura e tij.
Anita në anën tjetër, vazhdon jetën e saj bashkëshortore me Ramush Haradinajn, me të cilin kanë edhe fëmijë!