Lajme

“Anti-amerikani” që po çmend opozitën!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:41 / 25 August 2024

Profesori Binak Maxharraj, ka reaguar ashpër ndaj opozitës e cila ka kritkuar Albin Kurtin sa i përket vizitës së tij në Amerikë.

Ai ka thënë se me postimin e fotove të Kurtit ka ç’orientuar opozitën e cila të rëndësishme e ka vetëm ardhjen në pushtet dhe asgjë tjetër.

“Këtu janë veç katër foto të një “antiamerikani” te cilat flasin me shumë se sa të gjitha kritikat, sharjet e opozites proserbe, të opozitës të ç’orientuar dhe të dalë mendsh me turpin dhe me fytyrën e tyre të pafytyrë që fytyrat i ndërrojnë sa herë ju thotë Vuçiqi.

Turp se çfarë opozite kemi. Për këtë opozitë më e rëndësishme është ardhja e tyre në pushtet se sa “çlirimi” e veriut te cilin e çliroi ky farë “antiamerikani”.

Marre, por të pafytyrët nuk kanë marre, as turp….”, shkruan ai.