Lajme

Anulimi i Sunny Hill, vjen reagimi i VV-së: Dyshimet janë për pazare

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:38 / 14 June 2022

Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të LVV në Prishtinë, ka reaguar pas anulimit të festivalit Sunny Hill dhe zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.

Ai në një postim në Facebook ka mirëpritur heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.

“Duhet ta mirëpresim heqjen dorë të Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.

Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai.