Lajme

Anuloni tradhtitë e bëra ndaj interesit të Kosovës përmes shantazhit, budallakisë dhe korrupsionit!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:09 / 11 March 2023

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari u ka bë apel presidentes Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Kuvendit Glauk Konjufcës që të ulën së bashku me pakicat tjera në Kosovë dhe të anulojnë marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se kjo marrëveshje për Asociacionin nuk është votuar në Kuvendin e Serbisë, prandaj kërkon të anulohet edhe në Kosovë.

Postimi i plotë:

APEL!

Anuloni tradhtitë e bëra ndaj interesit të Kosovës përmes shantazhit, budallakisë dhe korrupcsionit!

Serbia nuk e ka aprovuar në parlamentin e saj marrëveshjen tradhtinë e Hashim Thaçit e Isa Mustafës ndaj Kosovës të viti 2013 dhe 2015 të formimit  të bashkësisë së Komunave serbe (Republikë Serbska) siç e patëm aprovuar deputetët e shantazhuar e trullana të Kosovës, prandaj apel Krytarit të Kuvendit të Kosoves z. Glauk Konjufcës, kryetarës të Kosovës zonjës Vjosa Osmanit, kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurtit, por edhe opozitës e pakicave jo serbe në Kosovë, uluni e anuloni në parlament të Kosoves marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Isa  Mustafës.

Dhe sidomos anulone marrëveshjen e viti 2008 të PDK – LDK marrëveshjen me numer 03/ L 039 që ju jep Kishave dhe manastireve Serbe në 43 zona ekstra teritoriale mbi 2256 hektar tokë, pos Zajednicës do të jenë pra edhe 43 minirepublika tjera serbe në Kosovë!