Lajme

Arben Gashi: Me pak punë, LDK-ja del e para në zgjedhjet e ardhshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:57 / 19 May 2024

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nacionale.

Gashi potencoi se LDK është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, duke shtuar se LDK me pak punë mund të dal si partia e parë në zgjedhjet e ardhshme.

“LDK është në mesataren e zgjedhjeve që nga viti 2010 e tutje. Shpresojmë që me fushatë, LDK-ja del e para. Merre mesataren e zgjedhjeve lokale dhe nacionale në Kosovë, që nga viti 2010 me saktësi milimetrike LDK merr vota për nivelin qendror aq vota sa merr për asamble komunale.

LDK është në mesataren e vet, jemi të fokusuar se si të dalim mbi mesatare pasi që jemi të bindur se qytetarët e Kosovës, votuesit e LDK-së e kanë kuptuar drejtë dhe pamëdyshje se çka përfaqëson Albin Kurti dhe çka përfaqëson LDK”, tha fillimisht Gashi.