Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në nominim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre ishin më të rrezikuar, me Livian dhe Loredanën që shkuan në nominim kokë më kokë, sipas vendimit të Arbër Hajdarit dhe Neda Ballukut.
Zgjedhja e Rozanës, Gjestit dhe Eglit për ta quajtur Livian më të rrezikuar, duket se ka sjellë “përçarje” në grupin e tyre, duke nxitur debate, ‘përplasje’, teksa nuk munguan as lotët.
Gjatë Prime-t të së shtunës, kjo situatë u përcoll kështu:
Livia: Klipi më preku në momentin e fundit, besoj se është normale. Dua të nis nga Gjesti.
Livia: Me radhë… Kam ngelur keq dhe për Gjestin, sepse ai ka përmendur emrin pa u mbyllur televotimi. Në fund tha prapë Livia. Në fund të Prime-t, kur ne flasim dhe ai thotë që nuk kemi afrimitet, unë e pranoj. Nuk dua të merret për keq, por edhe motra tha që unë jam kujdesur për Gjestin. Gjithsesi ai ma tha këtë dhe është ‘ok’. Më pas Egli, e cila kur tha emrin tim, është ndikuar nga ajo që tha Gjesti. Është shumë e qartë kur ti ndjek Gjestin. Për Rozanën nuk e mendoj. Shoh një aleancë që janë tre vetë. Nuk janë ndikuar nga Gjesti. Akoma nuk kam një përgjigje nga ana e Rozanës. Është ajo kur unë nuk ndihesha mirë, ishte ajo që nuk donte të fliste me mua. U bë viktimë Rozana, ndërkohë që viktima isha unë. Kam kaluar disa nominime, kam kaluar disa situata. Por nominimi i fundit, që unë nuk isha as protagoniste atë javë… Kur një prej protagonisteve atë javë doli dhe unë jo, atëherë unë nuk isha dhe aq e rrezikuar.
Rozana: Unë e kam treguar me vepra dashurinë për Livian. Në disa debate të saj, unë jam futur pa ma kërkuar ajo. Livia më ka kërkuar që pas debatit me G Banit, që unë mos të futesha në debatet e saj. Që nga ajo ditë unë nuk jam futur në debatet e Livias. Kur e mbroja, pse e mbron. Kur s’e mbroja, pse s’e mbron. Unë ja kam treguar Livias në momentin që e shpëtova në zinxhir. Nëse do mendoja për lojën, atëherë do zgjidhja Gjestin, por zgjodha me zemër. Ne na u kërkua kush rrezikon më shumë nga kolltuku blu. Pasi doli Krisa, unë pashë një avantazh të Loredanës bashkë me Tirin. Tiri ishte më i favorizuar se Livcia nga situata që ndodhi, në krahasim me Livian. Unë thash që është e rrezikuar Livia. Ajo po më akuzon që unë po marr protagonizëm nga situatat e Livias.
Neda Balluku ka komentuar sot “krisjen” e raportit mes Rozanës dhe Livias, një moment që ajo e cilësoi si “lëshim” nga ana e Rozanës.
Sipas opinionistes, kjo ka ndodhur sepse Rozanës nuk i shërben më Livia, e madje Neda shtoi se Rozana ia ka vjedhur “Big Brother”-in e saj banores, sespe e ka mbajtur “nën umbrellën” e saj.
“Lëshimi ka ardhur sepse nuk i shërben më për asgjë. E para, Livia i ka shërbyer Rozanës për ta dëgjuar sepse kur ajo donte t’i fliste publikut dhe e mbante Livian aty. E dyta, dikush që të adhuron e të sheh si idhull, sigurisht që të shërben. Këtë sot Rozanës ia bën Egli dhe Valbona dhe ndaj Livia nuk i duhet. Nuk e di si do shkonte rrugëtimi i Livias po të mos ishte nën ubrellën e Rozanës por di të them se, po e them për herë të parë, ti Rozana ia ke vjedhur ‘Big Brother’-in e saj Livias”, tha Neda Balluku.
Arbër Hajdari ka dhënë opinionin e tij mbi raportin mes Rozanës dhe Livias dhe debatet e tyre.
Sipas opinionistit, Livia është favorizuar nga Rozana, madje ai u shpreh se banorja e “ka mbajtur në kurriz”, duke e sjellë deri në këtë pikë të lojës. Ai shtoi se Livia është lojtare e dobët pasi nuk ka një strategji brenda shtëpisë.
“Unë e kam ende të paqartë strategjinë tënde të lojës. Je lojtare e dobët dhe Rozana e ka bërë atë që bëri për t’i thënë Livias lëviz. Rozana nuk e ka në dorë të mbajë njerëz aty brenda. Në këtë gjendje, Livia është më shumë një pengesë se sa një ndihmë për Roznën. Nëse Livia nuk është forcuar ende brenda lojës, ky nuk është problemi i Rozanës. Rozana e ka mbajtur në kurriz, e ka sjellë ajo deri më tani. Nuk ka asnjë situatë tjetër përveç raportit me Rozanën. Marrëdhënia me Rozanën më shumë e ka favorizuar, se sa e ka penalizuar.”- thaArbër Hajdari.