Lajme

Arbëri i “ashpër” ndaj ndryshimit të Kiarës: Mendoje që lidhja me Luizin të favorizon dhe ke mbajtur gojën mbyllur

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:50 / 25 March 2023

Opinionisti, Arbër Hajdari, ka analizuar Kiarën dhe veprimet e saj ndaj Luizit.

Ai tha Luizi, nuk ka ndryshuar qysh nga dita e parë, shkruan lajmi.net.

Arbëri u shpreh se ai për 90 ditë i ka treguar kujdes të madh ndaj saj.

Ndërsa për ndryshimin e Kiarës, tha se ajo kishte menduar se lidhja me Luizin e ka favorizuar prandaj edhe e ka mbajtur gojën mbyllur.

Ndërsa tani ajo po luan lojën e saj për finalen.

“Luizi ishte i njëjtë qysh nga dita e parë. Ai gjithmonë ka treguar kujdesin ndaj Kiarës duke qenë gjithmonë i njëjtë. Ndërsa Kiara ka pothuajse 20 ditë që luan për të shkuar drejt finales. Mendoje që lidhja me Luizin të favorizon dhe ke mbajtur gojën mbyllur deri më tani”, tha Arbëri.