Lajme

Ardian Kastrati: Albin Kurti ia ka dorëzu veriun Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:58 / 24 May 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati mendon se Kurti veriun e Kosovës ia ka dorëzuar Serbisë.

Në anën tjetër, ai u shpreh se e respektojnë legalitetin në atë pjesë të vendit, porse zgjedhjet ishin një dështim.

Siç tha Kastrati, këtë e tregon pjesëmarrja, ndërsa targat qenë dështim në vete.

“Albin Kurti ia ka dorëzu veriun Serbisë. Ne e respektojmë legalitetin dhe kushtetutshmërinë e shtetit tonë në atë pjesë të vendit. Por pjesëmarrja tregon.

Zgjedhjet janë vetëm një nga episodet e Albin Kurtit me mbaru filma. Targat ishin film dhe nuk u realizua kurrë. Thojke Asociacionin nuk e bëj pa ato 6 kushtet. Tash po e bën sipas atij nenit 7”, ka shtuar ai.