Ndeshja e paraparë të zhvillohet nesër në mes të KB Istogut e KB Dritës është shtyrë për një datë tjetër për shkak të shiut që pikon në palestrën e qytetit të Istogut
Palestra që zgjati 16 vjet të ndërtohet, tani nuk krijon kushte për zhvillimin e ndeshjeve.
Për këtë ka reaguar edhe kryeari i Vetëvendosjes në Istog, Mentor Arifaj
Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook
Plot 16 vite u deshtën që të ndërtohet palestra sportive në Istog dhe prap sportistët nuk mund ta shfrytëzojnë kur iu duhet më së shumti për shkak të defekteve në ndërtim.
Dje, KB Istogu njoftoi se nuk mund të realizojë ndeshjen e paraparë kundër KB Drita për shkak të shiut që pikon nga çatia e sallës dhe se shtyhet për një datë tjetër. Me probleme të tilla sportistët Istogas ballafaqohen vazhdimisht.
Dikush duhet të japë përgjegjësi për këto defekte në ndërtim.

