Lajme

Arifi i AAK-së: Për rastin Dehari VV-ja kërkonte dorëheqje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:36 / 2 December 2022

Arifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje për rastin e Astrit Deharit kërkonte përgjegjësi dhe dorëheqje të ministres së atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha ndërsa për vrasjen e Hamide Magashi kërkojnë përgjegjësi në qendra sociale dhe në QKUK.

“Kur ndodhi rasti Dehari, Lëvizja Vetëvendosje kërkonte me ngulm dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë së asaj kohe Dhurata Hoxhës sepse gjithnjë sipas tyre Astriti u vra në duar të shtetit. Sot kur VV është në pushtet dhe në mënyrë mizore vritet Hamide Magashi bashkë me beben e saj dhe në duar të shtetit, VV përveç postimeve prekëse dhe emocionuese nuk sheh përgjegjësi te Ministria e Drejtësisë e te asnjë mekanizëm që udhëhiqet nga ta. Ata kërkojnë përgjegjsinë te qendra sociale e qkuk dhe tentojnë të shfrytëzojnë këtë situatë që të depërtojnë tek mekanizmat gjyqësor ku ende nuk e kanë vendosur regjimin e tyre”, ka shkruar Arifi.