Lajme

Arifi: Kosova nuk është Republika e Albinit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:02 / 7 June 2023

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të vendit dhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.

Arifi në një video të publikuar ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i acarojë dhe dëmtojë raportet me Amerikën, duke thënë se Kosova s’është Republika e Albin Kurtit.

“Askush nuk ka legjitimitet moral e aq më pak politik të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit.’’, ka thënë ai.

I pari i Preshevës i ka bërë thirrje kryeministrit që të ndaloj së shkaktuari dëme Kosovës.

Prandaj, i bëjmë thirrje shokut Albin, që të ndaloj së shkaktuari dëme të thella Kosovës tonë, për të cilën aq shumë është punuar dhe aq shumë është sakrifikuar.”, ka deklaruar ai.