Lajme

Armend Muja: Ama kshtu nji terminal ama nji copë tokë, nuk kemi mundësi ashtu – Edhe asociacionit me Listën Serbe i kemi dhënë fund

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:02 / 23 October 2025

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në “Politiko” komentoi formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjet e reja nëse janë të mundshme apo jo.

Muja tha se po të ishte interesi i tyre partiak në pytje, të ngjajshme siç kanë ndodhë në të kaluarën do të krijoheshin koalicione me lehtësi. Ai tha se problemi kryesor është që, koalicionet duhet të krijohen mbi bazën e disa  parimeve, shkruan Gazeta 10.

Muja theksoi 3 parime të tilla ku përfshinte interesin shtetëror përpara interesit partiak apo personal, peshën në ekzekutiv e ka aq sa ka marrë legjitimitet nga populli dhe keqpërdorimin e tendereve dhe tokave siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Problemi kryesor është që ato duhet të krijohen mbi bazern e parimeve. E para është intersi shtetëror para atij personal dhe partiak, ky është parimi numër 1.
Parimi numër 2 që është i rëndësishëm, secili ka peshë në ekzekutiv aq sa ka marrë legjitimitet popullor. Mendoj që këto janë mësime dhe udhrrëfime të rëndësishme në  demokracinë tonë.
Dhe parimi numës 3, në rast se ka të ashtuquajturit “kingmakers”, ta kanë gjetë ditën edhe po të shantazhojnë për pozita, qysh ka ndodhë në të kaluarën, ama kshtu nji terminal ama nji copë tokë, nuk kemi mundësi ashtu.
Dhe në fund edhe ato përpjekje siç kanë qenë përpara që të krijohen marrëveshje politike, ku në  Nenin 1 thuhet se, do të krijohet asociacioni me Listën Serbe, ju kemi dhënë fund”, shtoi tutje Muja, shkruan Gazeta 10.

Ai tha se këto janë kushtimisht vështirësitë me konjukturat e vjetra.

“Këto janë kushtimisht vështirësitë me konjukturat e vjetra. Ne jemi në koalicion me Listën GUXO, me Alternativën dhe oferta përderisa përputhet në orientimet dhe interesat shtetërore të Kosovës dhe pajtohet me programin e reformave tona, ne i respektojmë çdo vote qoftë nga komunitetet e qoftë nga deputetet vullnetmirë që i mbështesin reformat dhe interesin shtetëror të Kosovës” shtoi tutje Muja./Gazeta10