Lajme

Armend Muja, kandidaturë e pranuar brenda VV-së në Mitrovicë – figurat e tjera nuk po gëzojnë mbështetjen e strukturave të partisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:28 / 15 June 2025

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Mitrovicë po vazhdon diskutimet e brendshme për të përcaktuar kandidatin për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga emrat e përmendur deri më tani, kandidatura e vetme që gëzon mbështetje të gjerë brenda strukturave aktuale të partisë është ajo e Armend Mujës. Ai vjen nga radhët e VV-së dhe aktualisht udhëheq degën e partisë në Mitrovicë. Nën drejtimin e tij, VV ka arritur rezultate të rëndësishme, duke dalë e para në zgjedhjet nacionale në këtë komunë.

Ndërkohë, emra të tjerë si Faton Peci dhe Agim Bahtiri po shihen si figura të “transferuara”, pasi karriera dhe kontributi i tyre politik nuk lidhen drejtpërdrejt me degën lokale të VV-së. Kjo u reflektua edhe ditë më parë, kur emri i Pecit nuk u mirëprit nga shumë zyrtarë të kësaj partie, për shkak të së kaluarës së tij në një subjekt tjetër politik dhe mungesës së angazhimit të tij në strukturën lokale të VV-së.

Edhe pse ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, zhvillimet në terren tregojnë se kandidatura e Armend Mujës ka gjasa të marrë miratimin e kryesisë së degës së VV-së në Mitrovicë./Jepize