Lajme

“Armët” e fuqishme të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:22 / 8 August 2022

NGA SKËNDER KAPITI

I ndjek zhvillimet politike në Shqipëri e Kosovë me shumë interesim e përkushtim, dhe duke u nisur nga paanshmëmria, qetësia dhe nga arsyetime e argumentime sa më të  arësyeshëm dhe jo subjektiv, po bëj një farë krahasimi me argumente e fakte të thjeshtë e të prekshëm  të pushtetit të sotëm  në Kosovë, të  Albinit e të Vjosës krahasuar me të gjithë paraardhësit e tyre si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Ja ku është dallimi dhe cilat janë supermacitë e Albinit dhe të Vjosës krahasuar me  paraardhësit e tyre :

Të dy kanë një përgatitje mëse të admirueshme intelektuale të mirëfilltë. Janë të sinqertë dhe realisht patriotë e demokratë.

Janë transparentë, të hapur për qytetarët dhe të ndjeshëm karshi tyre, kërkesave e shqetësimeve të tyre, pra janë në popull dhe brënda tij , ku interesin e tyre e shohin bashkë në interesin e përgjithshëm, brënda atij shtetëror dhe atij kombëtar.

Janë e sillen si  të barabartë para ligjit dhe janë  përgjegjës para tij, dhe sillen si shërbëtorë të popullit.

Dhe më kryesorja: të dy  janë të pastër e të pakorruptuar.

Këto janë armët kryesore të cilat ata i përdorën dhe fituan zgjedhjet dhe besimin publik, por fatmirësisht që këto premtime ata po i mbajnë dhe zbatojnë edhe në qeverisje megjithë pengesat, hiletë , nihilizmat dhe mohimin që mundohen të stisin kundër tyre opozita dhe dështakët politikë të cilët do të duhet që të rrinë gjatë në opozitë.