Lajme

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Sali Berisha: Urdhër për ta eliminuar politikisht, por ndoshta edhe fizikisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:57 / 21 October 2024

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sali Berisha u shpreh se është një persekutim që po i bëhet Ilir Metë, ndërsa ngriti dyshime se është urdhëruar edhe eliminimi fizik i tij.

“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.