Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik në UP.
Vetë organizata ORCA ka njoftuar se aksioni “u zhvillua ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik”.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm norma” thuhet në njoftim.
“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës” shkruhet në fund të komunikatës.
Lajme
Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha
1:02 / 14 November 2022