Ballina

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:51 / 24 June 2023

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Lajmi bëhet i ditur nga Klan News. Sipas të njëjtave burime, Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion pasiv.

Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 Qershor, pak orë pasi një video intime bëri xhiron në rrjetet e komunikimit elektronik. Safet Gjici shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse.

Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet fillimisht për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.