Arsim Bajrami nga Partia Demokratike e Kosovës me rastin e dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, ka rikujtuar dënimet e krimineleve serbë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe dënimin e sotëm të Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij GJND-ja ka dënuar Nikolla Shainoviqin me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim, Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim, Nebojsha Pavkoviqin me 22 vjet burg, Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim dhe Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim.
Të gjithë këta sipas Bajramit këta udhëheqës serb udhëhoqën fushatën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, që rezultojë me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, e shkatërrimin e Kosovës në të gjitha sferat.
Reagimi i plotë:
DENIMET E KRIMINELVE SERB, nga GJND-ja, dhe Denimi i Sali Mustafes.
Aktgjykimi i GJND-së IT-05-87-T i dt.26. shkurt 2009.
Nikolla Shainoviqin me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim,
Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim,
Nebojsha Pavkoviqin me 22 vjet burg,
Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim,
Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim.
Këta udhëheqës serb udhëhoqen fushaten e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, që rezultojë me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, e shkatrrimin e Kosovës në të gjitha sferat..
Aktgjykimi i DHS të Gjykatës Speciale i dt.16. dhjetor 2022
Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale denoi sot Sali Mustafen me 26 vite burg për gjoja “keqtrajtimin” e 6 personave në Kosovë.
Vlerësoni vet, a bëhet fjalë këtu për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke barazuar viktimem me agresorin.