Lajme

“Art Motion” kërkon falje dhe distancohet nga gjuha e Andin Lokajt

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:14 / 17 February 2025

Kompania “Art Motion” ka kërkuar falje për gjuhen e komentatorit Andin Lokajt gjatë komentimit të ndeshjes Juventus – Inter, i cili e quajti kryeministri Albin Kurti “hajvan” – siç ai e ka quajtur opozitën një javë më parë.

“Art Motion” distancohet nga gjuha e Lokajt, duke thënë se menjëherë ka marrë masat ndaj tij, pas gjuhës joprofesionale.

Reagimi i plotë:

ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter

ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.
ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.

ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.