10:40 / 1 August 2022
ukuroshja Arta Nitaj është duke shijuar pushime të shumta këtë verë.
Ajo ka qenë në disa lokacione të ndryshme si: Spanjë, Itali, e së fundmi ka bërë një ndalesë edhe në Greqi.
Më saktësisht, ish-aktorja e “O Sa Mirë” ka zgjedhur qytetin e Santorinit, që njihet si një ndër destinacionet më luksoze greke.
Fillimisht ajo publikoi një ‘selfie’ në InstaStory, duke shfaqur trupin e saj të tonifikuar dhe ngjyrën e përsosur të trupit, të marrë nga dielli.

Më pas, e njëjta ndau me fansat një tjetër fotografi, ku pozonte me bikini të bardha pranë një pishine, me qytetin ishujt e tjerë të Santorinit në prapavijë.
