6:42 / 19 August 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot artistin, Xhevdet Xhafën.
Kurti tha se Xhafa, bisedën e tij e filloi duke i thënë se “je mplak pak”, teksa përgjigja e të parit të qeverisë ishte “edhe ti”.
Postimi në Facebook:
– “Je mplak pak”, m’tha
– “Edhe ti”, ia ktheva.
Kështu filloi biseda jonë me të qeshura të shumta e me vrojtime nga e kaluara, veprat e artit dhe punët tona ditore, me artistin e madh Xhevdet Xhafa dhe me Ministrin e Kulturës, Hajrullaun.