Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka qenë cak i sulmeve dhe kritikave, shkaku i urimit për Ditën e Çlirimit, në të cilin nuk e përmendi UÇK-në.
E këtyre, kritikave iu ka kundërpërgjigjur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook të gjitha këto reagime i quajti qesharake.
Madje, Dugolli publikoi edhe një postim që ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte bërë në vitin 2020 me rastin e Ditës së Çlirimit dhe as ai nuk e kishte përmendur UÇK-në.
Postimi i plotë
Pse po e sulmoni Ministren Gervalla kur para dy vite edhe presidenti Thaçi, po për të njëjtën ditë dhe të njëjtën ngjarje askund nuk e përmendi akronimim UÇK?!
Sipas jush, a po i bie qe edhe Thaçi është anti UÇK?!!
Amani ju koftë, mos ja fusni kot me këso reagimesh sepse po bëheni qesharak!