Sot u mbajtë mbledhja e 27-të e kuvendit komunal në Istog, transmeton Sot News
[ Lajmi vazhdon poshtë reklamave]
Asamblistja e Vetëvendosjes Floriana Maxharraj në këtë mbledhje ka kërkuar ndryshime të draftit për barazinë gjinore.
Postimi i saj i plotë në rrjetin social facebook:
“Sot, në mbledhjen e 27-të të Kuvendit Komunal të Istogut, propozova këto ndryshime të draftit të Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore: 1. Te fuqizimi ekonomik i grave kam bërë këto propozime: – përveç trajnimeve për ngritje të kapaciteteve për çështje të ndryshme të bujqësisë, propozova trajnime edhe në fushën e ndërmarrësisë, – të ndërtohet apo të sigurohet një hapësirë tregu, pa pagesë, i përhershëm apo për një periudhë të caktuar të vitit, ku do të bëhej shitja e produkteve të prodhuara nga vajzat dhe gratë dhe – Në kuadër të ditëve të caktuara ndërkombëtare, përveç mesazheve në rrjetet sociale që afirmojnë barazinë gjinore, të mbahen edhe emisione në televizionet lokale, në mënyrë që qytetarët të informohen më hollësisht për këtë çështje.
2. Kurse në fushën e edukimit, përveç aktiviteteve të parapara në draftin e PLVBGj, propozova: – Të bëhet subvencionim i shpenzimeve që lidhen me edukimin, duke subvencionuar shpenzimet e librave, materialeve shkollore e shpenzimet e transportit për vajza e djemtë që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta.
Gjatë diskutimit shpreha shqetësimin e thellë me numrin e ulët të vajzave dhe grave në vendimmarrje. Nga 12-të drejtoritë komunale, vetëm dy udhëhiqen nga gratë. Me një përfaqësim të tillë të grave në vendimmarrje, Komuna e Istogut është shembull se si nuk duhet të jetë një qeverisje lokale” – përfundon ajo