Lajme

Astrit Gashi bëhet nervoz me RTV Dukagjinin, jep dorëheqje nga debati

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:26 / 31 May 2023

Analisti Astrit Gashi është dorëhequr nga pjesëmarrja në Debat Plus.

Shkak duket të jetë afërsia e madhe e emisionit me partinë në pushtet, përcjell lajmi.net.

Gashi përmendi dy çështje me të cilat edhe u nervozua shumë. Përmes një postimi në “Facebook”, Gashi hodhi kritika në drejtim të organizatorit.

Sipas tij, mysafiri i sontëm, Armend Muja, nuk e meriton të jetë i vetëm përballë moderatorit.

Ai nuk është as president, e as kryeministër. Ndërkaq, në fund përmendi edhe faktin që Arlind Manxhuka, zyrtar për media i VV-së, përmendi vetëm sulmin ndaj Dukagjinit në veri, duke injoruar mediat tjera.

Më poshtë edhe statusi i plotë i Gashit: