Lajme

“Astritin e kanë vr.a”/ Tomë Gashi publikon foto e video: Akuzon ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:19 / 29 September 2022

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar kallëzimin penal kundër ish-kryeprokurorit Sylë Hoxha, të cilin e akuzon se ka dashur ta mbyllë rastin e Astrit Deharit, si vetëvr.asje.

Gashi thotë se Astritin e kanë vr.a dhe kjo dihet fare mirë.

Ai shkruan se, nesër në Policinë e Kosovës, merren në pyetje si të dëmtuar prindërit e Astrit Deharit.

Postimi i plotë:

Ne nuk do të ndalemi kurrë!

Kuptone ne nuk jau falim kurrë!

Kuptone edhe ju që e dini fare mirë se Astritin e kanë vra në burg dhe qëllimisht krijoni paqartësi për të manipuluar opinionin  publik.

Në bazë të kallëzimit penal të paraqitur me 12 shkurt 2021 nesër në ora 10:30 në Policinë e Kosovës merren në pytje si të dëmtuar prindërit e Astrit Deharit në hetimin penal të ish kryeprokurorit Sylë Hoxha i cili pak ditë pas vrasjes së Astriti deshi me mbyllë rastin si vetëvrasje.

Ne nuk i falim kurrë derisa secili i implikuar në vrasjen e Astritit,  në nxitjen për vrasje, në fshehjen e vrasjes dhe në manipulimin e provave që e vërtetojnë vr.asje nuk dalin para drejtësisë.