3:25 / 6 June 2023
Analistja dhe aktivistja, Zana Avdiu ka thënë se pas deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar “e kemi të qartë se ShBA dhe BE nuk e përkrahin Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij”.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Avdiu ka thënë se ky është një lajm i keq.
“Është lajm i keq, sepse kjo është qeveria me e votuar ndonjëherë. Dhe ta shkelësh këtë besim, deri në shkatërrimin e secilës miqësi e partneritet, është gjëja më e keqe që ka mundur ta bëj dikush.”, ka shtuar ajo.